Serapisi

Serapisi (Serapisi), një nga hyjnitë më të rëndësishëm të Egjiptit helenistik. Kulti i Serapisit u fut nga mbreti i Egjiptit helenistik, Ptolemeu I, i cili donte të bashkonte Egjiptin dhe të përhapte ndikimin e tij jashtë kufijve të tij. Themelimi i kultit të Serapisit u ngrit në legjenda, të cilat janë ruajtur te Taciti e Plutarku. Kulti u organizua në një mënyrë që të tërhiqte edhe egjiptianët dhe grekët. Serapisi u shpall hyjni suprem i Egjiptit. Atij i ndërtuan në Aleksandri një tempull në stilin grek. Në tempullin e ri u vendos statuja e perëndisë, që e paraqiste Serapisin si një burrë të pjekur, me shikim të mprehtë dhe me tiparet e një sundimtari. Në këmbët e tij qëndronte Cerberi, simbol i pushtetit të perëndisë mbi shpirtrat e të vdekurve. Në figurën e Serapisit u bashkuan tiparet e hyjnisë që vdiste dhe ngjallej (Osirisit), si edhe të hyjnive greke të Hadit, Apolonit etj. Kulti i Serapisit u përhap shumë jashtë Egjiptit, në Greqi edhe në gjithë perandorinë romake (te romakët quhej Sarapis), ku kishte shumë tempu j (serapeum).

Shih edhe

Përmendet te