Delfi

Delfi, qytet i Greqisë së Vjetër, në Fokidë, në rrëzë të malit Parnas. Në kohën homerike (shekulli XI para es.) quhej Pito dhe konsiderohej si qendra e globit tokësor, si kërthiza e botës. Ai ishte qendër fetare, i përmendur për orakullin e tij dhe faltoren e Apolonit. Sipas legjendës, Apoloni, pasi lindi në Delos erdhi në Delf, vrau gjarpërin Piton që ruante orakullin e vjetër të Pitosë dhe vendosi orakullin e vet. Qyteti mori një rëndësi të madhe në shekujt VI-V para es., kur në vend të tempullit të vjetër që u dogj, u ndërtua një tempull i ri edhe më madhështor. Në këtë kohë u bënë edhe pjësa më e madhe e ndërtimeve. Rruga që të çonte në tempull ishte rrethuar me ndërtesa dhe grupe skulpturore. Prapa tempullit ndodhej leska (klubi), zbukuruar me statujat e Polignotit. Në ballë të tempullit qëndronte statuja e Apolonit. Sheshi i shenjtë ishte rrethuar me mure, rrëzë të cilave ndodheshin burimet e shenjta të Kastalisë dhe të Kasiotidës. Në këto burime merrnin abdes pelegrinët. I shenjtë quhej edhe omfali, një gur në formë gjysmërrethi, që mbahej si qendra e botës. Si rezultat i dhuratave që bënin mbretërit dhe qytetarët e pasur, në Delf u grumbulluan shumë thesare dhe vepra arti. Krezi,

mbreti i Lidisë (Azi e Vogël), i dhuroi tempullit të Apolonit një numër të madh objektesh të çmueshme. Delfi ishte i dëgjuar për orakullin e tij. Nga të gjitha vendet e botës vinin për t’u konsultuar me orakullin e Apolonit. origjina e të cilit, sipas një legjende, ishte kjo: disa dhi që kullotnin në malin e Parnasit, hynë në një shpellë të thellë. Kur thithën avullin që dilte nga kjo shpellë, ato filluan të hidheshin dhe të nxirrnin blegërima të çuditshme. Edhe bariu që iu afrua shpellës u trallis dhe filloi të fliste marrëzira, që u morën për profeci. Kur u përhap lajmi. gjithkush donte ta provonte këtë trallisje. Në këtë vend, të cicilin më vonë e shenjtëruan, ndërtuan një qytet dhe ngritën një tempull për nder të Apolonit. Në fillim orakulli fliste në vargje, por disa udhëtarë nuk i pëlqyen vargjet. Që atëhere priftëresha profetizonte në prozë. Priftëresha quhej Pitia. Ajo profetizonte vetëm një herë në vit, në fillim të pranverës. Pyetjet ia jepnin me shkrim. Para se t’i përgjigjej turmës që donte të konsultohej, ajo agjëronte tri ditë, lahej në ujërat frymëzuese të Kastalisë dhe përtypte gjethe bari. Pastaj ulej mbi një perusti të shenjtë, t vendosur mbi një të çarë, prej nga dilte një erë e rëndë dhe një avull dehës. Ajo binte në gjendje ekzstaze, flokët i ngriheshin përpjetë, pamja i egërsohej, goja i shkumëzonte dhe një dridhje e fortë i kapte të gjithë trupin. Në këtë gjendje krize dhe vuajtjeje ajo përplasej te priftërinjtë, të cilët e mbanin me forcë mbi perusti. Ajo nxirrte ulërima dhe përhapte frikë te të gjithë njerëzit që gjendeshin aty. Në këtë gjendje të rëndë, ajo nxirrte fjalë të shqiptuara keq, që priftërinjtë i mblidhnin me kujdes, i rregullonin sipas qejfit, u jepnin një kuptim që nuk e kishin kur dilnin nga goja e priftëreshës. Përgjigjja e priftërinjve jepej në një formë të paqartë ose me dy kuptime, në mënyrë që ajo të mund të interpretohej ndryshe. Kështu, kur mbreti i Lidisë, Krezi (viti 546 para es.) iu drejtua Delfit me pyetjen, se a mund të fitonte luftën me persianët, orakulli iu përgjigj: -«Krezi, pasi të kalojë lumin Halis, do të shkatërrojë një mbretëri të madhe». Krezi pësoi disfatë dhe mbretëria e tij u pushtua nga persianët. Priftërinjtë deklaruan se profecia u përmbush, sepse orakulli nuk tlia se cila mbretëri do të shkatërrohej. Pasi shqiptonte profecinë, Pitinë e zbritnin nga perustia për ta çuar në banesën e saj, ku ajo kalonte disa ditë sa të merrte veten nga lodhja. Shpesh ndodhte që pas orakullit ajo vdiste. Në fillim ishte një Piti, më vonë, kur numri i atyre që donin të konsultoheshin me orakullin u rrit, zgjodhën një të dytë për të hipur mbi perustinë, mbasi kishte mbaruar tjetra dhe një të tretë për t’i zëvendësuar në rast vdekjeje ose sëmundjeje. Në Delf zhvilloheshin lojërat pitike, garat e këngëtarëve, të muzikantëve, të atletëve, rendjet me kuaj. Këto lojëra, që zhvilloheshin për të përkujtuar fitoren e Apolonit mbi Pitonin si edhe punët e tempullit, ishin nën drejtimin e këshillit të Amfiktinisë, që përbëhei nga përfaqësuesit e një vargu komunash greke. Tempulli i Delfit u mbyll nga perandori Teodos (rreth vitit 390 të es.).

Shih edhe

Përmendet te