Nestori

Nestori, mbret legjendar i Pilosit në Meseni, biri i Neleut dhe i Kloridës. Ai ishte më i vogli nga të dymbëdhjetë vëllezërit. Pas vdekjes së të atit, meqenëse bijtë e tjerë të Neleut ishin vrarë nga Herakliu, Nestori mori fronin në Pilos. Ai u martua me Euridikën, me të cilën pati shtatë djem e shtatë vajza. Nestori ishte një nga grekët më të urtë. Ai mori pjesë në shumë luftëra dhe përmendet

midis gjuetarëve kalidonianë dhe argonautëve. Megjithëse në moshë të madhe, ai luftoi me heronjtë e tjerë grekë kundër Trojës. Autoriteti dhe urtësia e tij barazoheshin me ato të perëndive. Ishte i njohur për drejtësinë, zgjuarsinë dhe përvojën e tij si luftëtar. Nestori jetoi edhe pas shkatërrimit të Trojës dhe u kthye në Pilos, ku bëri një jetë të qetë, i rrethuar nga një familje e madhe, që e donte dhe i dëgjonte mendimet e tij, sikur të ishin mendimet e një orakulli. Në Pilos ai priti Telemakun që kërkonte të atin. Në traditën letrare figura e Nestorit përfaqëson një plak të urtë e një këshilltar me përvojë.

Shih edhe

Përmendet te