Hili1
Ka edhe një zë tjetër me këtë emër: Hili2
Hili (Hiliasi), hero që në legjendat përmendet si shok i pandarë i Herakliut. Ky i fundit e mori atë me vete në fushatën e Argonautëve. ICur anija «Argo» arriti në Mizi (Azi e Vogël) luftëtarët u shtruan të hanë drekë. Hili u ngarkua të shkonte për të kërkuar ujë në një burim, por nuk u duk më. Nimfat e burimit, të dashuruara pas djaloshit të bukur, e kishin rrëmbyer dhe e kishin futur në fund të burimit. Herakliu nuk la vend pa kërkuar, por më kot. Gjatë shekujve banorët e vendit vazhdonin ta thërrisnin Hilin, sidomos në përvjetorin e zhdukjes së tij. Miti është kënduar nga poetët e antikitetit (Virgjili, Ovidi) dhe të kohës së re.