Zeti
Zeti, hero grek, njëri nga argonautët. Ishte biri i Boreut dhe i Oritisë dhe kishte vëlla binjak, Kalaidin. Zeti dhe Kalaidi shpesh quhen Boreadë. Ata kishin fletë edhe te koka, edhe te këmbët. Motra e tyre, Kleopatra, ishte martuar me Fineun, mbretin e Salmidesë në Tesali. Kur argonautët qëndruan në Salmide, Kleopatra dhe fëmijët e saj ishin në burg me urdhër të mbretit, që u kishte besuar shpifjeve të një rivaleje. Zeti dhe Kalaidi e shfronësuan Fineun dhe vunë në fron djemtë e Kleopatrës. Sipas një tradite tjetër, ata e çliruan Fineun nga Harpitë, që i rrëmbenin dhe i ndynin atij të gjitha ushqimet. Të dy vëllezërit u vranë nga Herakliu në ishullin e Tenesit. → Amfioni, → Boreadët.