Euriti

Euriti 1. Mbret i qytetit Ekali në Tesali ose në Eube. Ishte i dëgjuar si harkëtar i zoti. Ai kishte katër djem, midis të cilëve Ifitin dhe një vajzë, Jolën. Ai kishte deklaruar se vajzën do t’ia jepte për grua atij që do të fitonte garën në qitje me hark. Herakliu u mat me të dhe doli fitues. Euriti refuzoi t’ia jepte Jolën, madje e akuzoi heroin se i kishte vjedhur kopenë e bagëtive. Vetëm Ifiti e mbrojti Herakliun, por ai u vra nga heroi, i kapur nga një krizë mendore ose, se nuk donte ta ndante plaçkën me të. Për këtë vrasje Herakliu u dënua, duke u shitur si skllav tek Omfala. Sapo u lirua, ai erdhi në pallatin e Euritit, e vrau atë, masakroi dhe bijtë e tij dhe arriti më në fund të merrte Jolën. 2. Centaur që u bë shkaktari i luftës midis centaurëve dhe lapitëve (u vra nga Tezeu).

Shih edhe

Përmendet te