Kakusi
Kakusi, biri i Vullkanit, përbindësh me tri kokë që nxirrte flakë. Jetonte në një shpellë të kodrës së Aventinit dhe plaçkiste afërsitë. Kur Herakliu erdhi nga Spanja në Itali së bashku me lopët që ia kishte rrëmbyer Gerionit, ai qëndroi në breg të Tiberit dhe e zuri gjumi. Kakusi i vodhi Herakliut katër lopë dhe katër mëshqerra nga kopeja që ia kishte rrëmbyer Gerionit në Spanjë, prandaj ky e vrau përbindëshin. Emri i Kakusit është bërë simbol i njeriut që gllabëron e grabit gjithçka. Kjo figurë është përdorur edhe nga K. Marksi në veprën «Kapitali» (vëll. 1, 3, f. 46).