Piteu

Piteu, i cili menjëherë e gjeti enigmën e përgjigjes. Ai e kuptoi se Egjeu do të lindte një djalë, i cili do të ishte hjeroi më i madh i Athings. Piteu 'donte që atdheu i heroit të madh të ishte Trezena, prandaj ai i dha Egjeut për grua vajzën e vet, Etrën, e cila lindi me të Tezeun. Sipas një varianti tjetër, ai qe biri i Poseidonit dhe jo i Egjeut. Dukë u larguar nga Trezena. Egjeu mori shpatën dhe sandalet dhe i fshehu nën një shkëmb, kurse Etrën e porositi që ta dërgonte Tezeun në Athinë, kur të ishte në gjendje të lëviztë shkëmhir? -dft'ë""te merrte shpatën dhe sandalet e të atit. Tezeu u rrit në pallatin e gjyshit. Edukator i tij qe centauri Kiron. Ende fëmijë, ai tregoi guxim dhe forcë. Banorët e Trezenës tregonin se Herakliu; kur kishte ardhur të takohej me Piteun, e la lëkurën e luanit në një vend edhe vetë u ul në tryezë. Të shtyrë nga kërshëria, shumë fëmijë të qytetit, ndër të cilët edhe Tezeu, që nuk ishte atëherë veçse

shtatë vjeç, kishin rendur te Piteu, por kur panë lëkurën e luanit, të gjithë u trembën, me përjashtim të Tezeut, i cili, duke kujtuar se kishte përpara një luan të vërtetë, i mori shpatën një skllavi dhe u afrua që të godiste kafshën e egër. Kur u bë 16 vjeç, mësoi nga e ëma sekretin e lindjes së tij. Ai ni. lehtësi ngriti shkëmbin. mori slipatën e sandalet dhe u drejtua për në Athinë. Tezeu nuk mori rrugën detare, por atë më të rrezikshmen, tokësoren. Rrulofgtes ai kreu një varg bëmash: 1. Pranë Epidaurit ai vrau hajdutin Perifet, të mbiquajtur Korinet (korëmbajtësi), që zinte pusi në rrethet pranë dhe vriste kalimtarët, duke i goditur me një topuz hekuri. 2. Duke kaluar istmin e Korintit, Tezeu vrau hajdutin Sinid, të mbiquajtur Pitiokampti (përkulësi i pishave). I pajisur me një forcë të madhe, Sinidi përkulte pishat më të trasha, afronte majat e tyre dhe lidhte aty kalimtarët që kishte zënë. Degët, kur drejtoheshin, i shqyenin këta fatkeqinj. Tezeu e shqeu hajdutin me oo të niëitën mënyrë., 3. Në kufirin midis Megarës dhe Atikës Tezeu vrau Skironin, i cili i detyronte kalimtarët që kapte, t’i lanin atij këmbët në majën e një shkëmbi dhe që këtej, pa asnjë mundim, me një të goditur i përplaste në det. Tezeu e hodhi Skironin në det, por deti dhe toka nuk donin ta pranonin trupin e hajdutit, kështu ai qëndroi për disa kohë i varur në ajër dhe më në fund u shndërrua në shkëmb. 4. Në Eleusinë Tezeu mundi Kerkionin, që i detyronte kalimtarët

të luftonin me të dhe pas kësaj i masakronte. Në himin e Kefisit heroi vrau Damastin, të mbiquajtur Prokrust (që shtrinte, zgjaste gjymtyrët). Kur Tezeu arriti në Athinë, ai u paraqit te Egjeu. Medea që kishte ardhur nga Korinti në Athinë dhe që e kishte bërë për vete mbretin, i ngjalli atij dyshime për heroin, i cili tani ishte bërë i dëgjuar për bëmat e tij. Nga frika se mos djali i saj, Medi, humbiste pushtetin. Medea vendosi ta helmëtiste Tezeun në një gosti që do të shtronte Egjeu. Por në çastin kur Tezeu u bë gati të pinte helmin, i ati e njohu të birin nga shpata. Medea u dëbua nga Athina dhe Tezeu u shpall trashëgimtar i fronit. Të pakënaqur nga ky vendim; bijtë e vëllait të Egjeut, Palantit, ngritën krye, por u vranë. Athina kishte shumë nevojë për t’u çliruar nga haraçi i tmerrshëm, me të cilin e kishte ngarkuar mbreti i Kretës, Minosi. Shtatë djem e shtatë vaiza duhet të dërgoheshin në ishull që t’i hante Minotauri. Pa pritur vendimin e të atit, Tezeu u tregua i gatshëm për të luftuar dhe për të çhruar vendin nga haraçi i tmerrshëm. Ai u bashkua me viktimat që u ishte përcaktuar fati dhe u nis për në Kretë. Vajza e Minosit, Ariana, u dashurua pas Tezeut, që do ta merrte me vete në Athinë e do të martohej me të po të dilte i gjallë nga labirinti. Ariana e ndihmoi Tezeun, duke i dhënë një fije që do ta drejtonte në labirint e do t’i lehtësonte kthimin, në qoftë se do dilte fitues. Tezeu e vrau Minotaurin dhe e shpëtoi Athinën nga haraçi ill

sipër këtë hakmarrje. I armatosur ai e goditi Uranin. Sipas legjendës, nga pikat e gjakut të tij që ranë në tokë, lindën Erinitë dhe Gjigantët, kurse nga shkuma që u formua kur trupi i Uranit ra në det, doli Afërdita. Pas vdekjes së Uranit, Kroni mori pushtetin.

Shih edhe

Përmendet te