Molionidët
Molionidët, emri i dy vëllezërve binjakë, Euritit dhe Kteatit, bij të Poseidonit dhe të Molionës. Ata luftuan përkrah ungjit të tyre, Avgjisë, kundër Herakliut dhe vranë pjesën më të madhe të ushtrisë së heroit. Ndërsa ishin duke shkuar në lojërat istmike, Herakliu i kapi në befasi dhe i vrau.