Diomedi
Diomedi 1. Një nga heronjtë kryesorë të «Iliadës», biri i Tideut, nipi i Adrastit. Ai qe mbret i Argosit. Ishte një nga pretenduesit për t’u martuar me Helenën, mori pjesë në Luftën e Trojës, ku kreu bëma të mëdha. Me Odiseun ai shkoi të kërkonte Akilin në Skiros. Po me Odiseun ai u fut në Trojë dhe rrëmbeu Paladiumin. Ai luftoi me Hektorin dhe Eneun, plagosi Afërditën dhe Aresin, rrëmbeu kuajt e Rezit dhe mbrojti trupin e Akilit. Ishte një ng'a heronjtë grekë që u fut në kalin e Trojës. Pas fitores së grekëve Diomedi u kthye në Argos. Këtu mbaron legjenda homerike. Sipas gojëdhënave të mëvonshme, ai shkoi në Libi, Iberi e më në fund u vendos në Italinë Jugore, ku u martua me vajzën e mbretit të Apulias, Daunit. Sipas një tradite ai u vra nga Dauni. Njihet si themelues i
shumë qyteteve greke të Italisë. Kur vdiq, shokët e tij e qanë aq snumë, saqë perënditë e prekura nga dhimbja, i shndërruan a.!a në miellma. Me këtë formë të re ata fluturuan pas anijeve greke. 2. Mbret i fiseve bristone në Trakë, biri i Aresit. Ai kishte kuaj të egër që nxirrnin zjarr nga goja dhe që i ushqente me mishin e udhëtarëve të pafajshëm që kalonin në vendin e tij. Herakliu e vrau Diomedin dhe ua hodhi kuajve të tij ta hanin.