Emationi
Emationi, hero i Ematisë (krahinë e Maqedonisë), biri i Titonit dhe Aurorës. Ai merrej me hajdutëri të çdo lloji dhe u vra nga Herakliu në kohën kur heroi shkoi të merrte mollët e arta të Hesperidëve.
E Mira, në mitologjinë shqiptare quhej kështu secila nga të tri gratë që caktonin fatin e foshnjës pranë djepit të
saj, natën e tretë pas lindjes. Mendonin gjithashtu se ato u vinin në ndihmë njerëzve që kanë nevojë. Prandaj, sipas besimeve të kota, njerëzit që ndodheshin ngushtë thërrisnin të Mirat për ndihmë. Të Mirat u përgjigjen Parkeve romake ose Moirave greke.