Nesi

Nesi, një nga centaurët, biri i Iksionit dhe i Nefelës, kalonte

udhëtarët me pagesë, përmes lumit Eveno (në Etoli). Sipas legjendës, Herakliu, pasi e mundi Akeloun dhe pasi i rrëmbeu të fejuarën, Dejanirën, arriti në lumin Eveno. Heroi ia besoi Dejanirën Nesit, që duhej ta çonte në bregun tjetër të lumit. I nxitur nga bukuria e saj, Nesi deshi ta rrëmbente, por u godit për vdekje nga heroi me shigjeta të helmatisura. Për t’u hakmarrë, para se të vdiste, ai hoqi tunikën e vet, të njomur me gjak ende të helmatisur, dhe ia dha Dejanirës, duke i thënë se kjo veshje kishte fuqi të ringjallte përsëri dashurinë bashkëshortore dhe t’i kthente përsëri burrat e lëkundshëm te gratë e tyre. Më vonë, kur Dejanira e kuptoi që Herakliu po e tradhtonte për t’u martuar me Jolën, ajo i dërgoi tunikën e Nesit. Kur e veshi, heroi ndjeu që trupi po i shkatërrohej pak nga pak. Që të shpëtonte nga dhembjet, ai u dogj në turrën e druve në malin Etna. Vrasja e Nesit nga Herakliu është një nga motivet më të shpeshta të zbukurimeve në vazot arkaike greke. Në kuptimin e figurshëm shprehja «Tunika e Nesit», ka kuptimin e një gjendjeje të vështirë, të një torture, nga e cila është e pamundur të çlirohesh.

Shih edhe