Nini
Nini (Ninos), themelues legjendar i qytetit asirian të Ninevisë dhe i mbretërisë babilonase. Grekët e quanin stërnip të Herakliut. Sipas traditës greke, ai nënshtroi pellgun e Tigrit e të Eufratit, Sirinë, Egjiptin, Armenme, Midinë, Baktrinë. Sipas një varianti të traditës, gjatë rrethiimit të Baktrisë, ai u njoh me sirianen Semiramidë, gruan e njërit prej oficerëve të tij, me të cilën ai u martua. Ajo pati një ndtkim shumë të madh mbi të dhe këtë ndikim ajo e përdori për të marrë pushtetin. Thonë se ajo e helmatisi Ninin, duke u bëi ë kështu sundimtare e vetme e mbretërisë.