Boreadët
Boreadët, bijtë e Boreut, binjakët me fletë: Kalaidi dhe Zeti. Këta të fundit morën pjesë në fushatën e argonautëve, gjatë së cilës çliruan nga Harpitë Fineun e verbër, burrin e motrës së tyre, Kleopatrës. Legjenda e mëvonshme tregon se Boreadëc ishin nga ata që këmbëngulën ta linin Herakliun në Mizi e të niseshin pa të. Më vonë, për t’u. hakmarrë, Herakliu i vrau ata me shigjetë në ishullën Tënos.