Perifeti

Perifeti, vigan, biri i Hefestit dhe i Antiklesë. Ashtu si edhe i ati ai ishte çalaman, por kishte duar të forta dhe trup të madh. Asnjë i huaj nuk mund të kalonte nëpër Epidaur (qytet në Argolid), ku jetonte Perifeti, sepse të gjithë ai i vriste me topuzin e tij të bakërt. Tezeu arriti t'ia merrte nga duart këtë armë dhe e vrau.

Periklimeni 1. Biri i Neleut, mbretit të Pilosit, dhe i Klorit, vëllai i Nestorit. Mori pjesë në ekspeditën e argonautëve. Poseidoni e kishte pajisur me forcë dhe me aftësinë që te merrte çfarëdo forme, por megjithatë ai u vra nga Herakliu, kur ky sulmoi Pilosin. Miti është përpunuar në «Metamorfozat» e Ovidit. 2. Biri i Poseidonit dhe i Klorit.

Shih edhe

Përmendet te