Shtyllat e Herakliut

Shtyllat e Herakliut, emër i vjetër i dy shkëmbinjve në brigjet kundruall ngushticës të Gjibraltarit. Sipas mitit, që të shkonte te Gerioni dhe të merrte lopët, Herakliut i duhej të arrinte skajin perëndimor të tokës, ato vende ku zbriste nga qielli perëndia e diellit Helios. Herakliu u nis vetëm për në rrugën e largme. Ai kaloi përmes Afrikës, përmes shkretëtirave të Libisë dhe më në fund arriti kufijtë e botës. Këtu ai ngriti në të dy anët e ngushticës detare dy shtylla prej guri shumë të mëdha, si përmendore të përjetshme për bëmat e tij (Grekët mendonin se shtyllat në dy brigjet e ngushticës së Gjibraltarit i kishte vënë Herakliu, kurse fenikasit thoshin se shtyllat i kishte vënë Melkarti). Në kuptimin e figurshëm «të arrish deri te shtyllat e Herakliui do të thotë të shkosh deri në fund, deri në kufirin ekstrem. deri në absurditet.

Shih edhe