Demi i Kretës

Demi i Kretës, dem që, sipas legjendës, kishte dalë nga deti. Poseidoni ia kishte dërguar Minosit, mbretit të Kretës, për

t’ia bërë fli. Por Minosi, të cilit i vinte keq të bënte fli një dem aq të bukur, e mbajti atë në kopenë e vet, kurse Poseidonit i flijoi një dem tjetër. Hyjnia u zemërua ndaj Minosit dhe e tërboi demin e dalë nga deti, i cili filloi të shkretojë çdo gjë që i dilte përpara. Heroi i madh Herakliu e zuri demin, i hipi në shpinë, kaloi nëpër det nga Kreta në Peloponez dhe e çoi demin në Mikenë, por Euristeu kishte frikë ta mbante demin e Poseidonit në kopenë e vet dhe e la të lirë. Duke e ndjerë përsëri veten të lirë, demi i tërbuar kaloi nëpër të gjithë Peloponezin dhe më në fund arriti në Atikë, në fushën e Maratonës. Atje atë e vrau heroi i madh i Athinës, Tezeu.

Shih edhe