Makaria
Makaria, bija e Herakliut dhe e Dejanirës. Kur Eristeu sulmoi Atikën, duke kërkuar dorëzimin e heraklidëve, orakulli u premtoi athinasve fitoren, në qoftë se njëri nga fëmijët e Herakliut do të sakrifikohej për të. Makaria u vetëflijua dhe përcaktoi fitoren. Për nder të saj burimi në fshatin e Maratonës në Atikë u quajt Makaria.