Liku
Liku 1. Biri i Kadmit, mbretit të Tebës. Ai u vra me të snoqen Dirkën, nga Amfioni e Zeti, për trajtimin e keq që i kishin bërë Antiopës. 2. Biri i Pandionit, vëllai i Egjeut. Ky i fundit e përzuri Likun nga Athina dhe ai iku në Meseni, ku u bë prift i hyjneshave Demetra dhe Persefoni. 3. Mbreti i Tebës. Ai u vra nga Herakliu, sepse u përpoq të vriste gruan e tij, Megarën.