Kalaidi
Kalaidi (Kalais), biri me fletë i Boreut (perëndisë së erës së veriut) dhe i Oritisë, vëllai binjak i Zetit. Të dy vëllezërit, të njohur si Boreadët, kishin fletë në shpinë ose në këmbë dhe mund të fluturonin. Ata morën pjesë në ekspeditën e Argonautëve, ku kryen bëmën e tyre më të famshme: ndoqën dhe dëbuan Harpitë, përbindëshat gjysmëvajza-gjysmëzogj, që mundnin mbretin e verbër Fineun duke i rrëmbyer ose ndotur ushqimin. Sipas një tradite, Boreadët u vranë më vonë nga Herakliu, i cili u zemërua me ta ngaqë e kishin këshilluar Jasonin ta linte Herakliun pas në Mizi. → Boreadët.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.