Euripili

Euripili 1. Mbret legjendar i Tesalisë, njëri nga pretenduesit për t’u martuar me Helenën. Ai dërgoi dyzet anije në Luftën e Trojës, në të cilën e plagosi Paridi dhe e shëroi Patrokli. 2. Mbret legjendar i Mizisë, biri i Telefit dhe i Astiokës dhe nipi i Priamit. Ai arriti në Trojë në vitin e dhjetë të luftës, vrau shumë heronj grekë, midis tyre, Makaonin, birin e Asklepit, dhe u vra nga biri i Akilit, Neoptolemi. 3. Mbreti i ishullit Kos, birl i Poseidonit, u vra nga Herakliu.

Shih edhe