Neleu
Neleu, biri i Poseidonit dhe i Tirojës dhe mbret legjendar i Pilosit në Meseni. Neleu dhe vëllai i tij binjak, Peliu, u braktisën nga e ëma, por ata i gjeti një rojtar kuajsh. Nëna e tyre u martua me Kreteun. Kur u rritën të dy vëllezërit mësuan sekretin e lindjes së tyre dhe pas vdekjes së Kreteut, midis vëllezërve filloi g'rindja për fronin. Neleu u detyrua të ikte në Meseni, ku ai themeloi qytetin e Pilosit. Këtu ai u martua me Kloridën, vajzën e Amfionit, me të cilën lindi një vajzë e dymbëdhjetë djem. Herakliu i vrau të gjithë djemtë, me përjashtim të Nestorit, i cih nuk ndodhej aty në çastin e masakrës, sepse Ncleu nuk pranoi ti bënte atij ritin e pastrimit, pasi ai kishte vrare Ifitin.