Ergini
Ergini, mbret legjendar i Orkomenit në (Beoti). Ai ishte biri i Klimenit që qe vrarë nga një teban. Për të shpaguar vdekjen e të atit, ai u shpalli luftë tebanëve, i mundi dhe i detyroi t’i jepnin gjatë 20 vjetëve një haraç të përvitshëm prej 100 dimash. Ata që ishin ngarkuar të mblidhnin këtë haraç takuan Herakliun që u preu hundët, veshët, duke i çliruar kështu tebanët nga haraçi i rëndë. Ergini ishte babai i Agamedit dhe Trifonit.