Hipolita

Hipolita, mbretëreshë e amazonave, bija e Aresit. Ajo kishte marrë nga i ati si shenjë të pushtetit të saj mbretëror një brez të mrekullueshëm, i cili ngjalli lakminë e Admetës, bijës së Euristeut. Ky i fundit urdhëroi Herakliun që ta merrte dhe t’ia sillte asaj. Heroi e vrau Hipolitën dhe ia rrëmbeu brezin. Sipas një legjende tjetër, Hipolita lindi Hipolitin, pas të cilit u dashurua Fedra.

Shih edhe

Përmendet te