Nereu

Nereu, hyjni e detit të qetë, biri i Pontit dhe i Gjeas. Ai u martua me oqeanidën Doridë, me të cilën pati pesëdhjetë vajza, Nereidat. Përfytyrohej si një plak i urtë që mbante në dorë një skeptër, ose një sfurk. Jetonte në detin Egje, në fund të një shpelle plot dritë, por shpeshherë dilte nga banesa e tij, t’u parathoshte të vdekshmëve të ardhmen, sepse, si të gjitha hyjnitë e detit, ai zotëronte artin e profecisë dhe privilegjin për të marrë forma të ndryshme. Ai i tregoi Herakliut vendin ku ndodheshin mollët e arta të Hesperideve dhe e paralajmëroi Paridin për pasojat fatale të rrëmbimit të Helenës.

Shih edhe

Përmendet te