Telamoni

Telamoni 1. Hero grek, bi ri i Eakut, vëllai i Peleut, babai i Ajaksit të Madh dhe i Teukrit. Ai mori pjesë në gjuetinë e Kalidonit dhe në ekspeditën e argonautëve. Ishte shoku i Herakliut në Trojë, ndihmoi heroin në luftimin e tij kundër Laomedonit dhe si shpërblim mori për grua vajzën e këtij mbreti. Nga kjo martesë lindi Teukri. Teukri dhe Ajaksi u nisën për në Trojë, por vetëm Teukri u kthye nga ekspedita.

Iati e përzuri nga mbretëria e vet, sepse nuk kishte mundur të hakmerrej për të vëllanë.

2. Epitet i Atlantit (Atlasit) që mbante në kurriz kupën e qiellit.

Shih edhe

Përmendet te