Ojneu

Ojneu (Eneo), mbret legjendar i Kalidonit, stërnip i Deukalionit. Ai u martua një herë me Altenë, me të cilëh pati Meleagrin dhe Dejanirën, pastaj me Peribenë, me të cilën pati Tideun, babanë e Diomedit, Në tokat e tij filloi gjuetia e Kalidonit dhe në mbretërinë e tij Herakliu kreu një varg bëmash, para se të martohej me Dejanirën. Në pleqëri ai me dëshirë ia la pushtetin dhëndrit të vet dhe iku në Argos, ku Diomedi i bëri nderime të mëdha dhe, pas vdekjes së tij, e quajti qytetin Ojne, për nder të tij.

Shih edhe

Përmendet te