Omfala
Omfala, mbretëreshë legjendare e Lidisë. U bë e dëgjuar për dashurinë e saj me Herakliun, i cili e takoi atë në një nga ekspeditat e tij të shumta. Sipas një legjende tjetër, Herakliu, si dënim për vrasjen e Ifitit, shërbeu si skllav për një vit (ose tre vjet) te mbretëresha e Lidisë. Me Herakliun Omfala pati shumë fëmijë. Në skulpturën dhe pikturën antike dhe të mëvonshme, qëndrimi i Herakliut tek Omfala ka qenë subjekt shumë i preferuar.