Lotofagët

Lotofagët (gëlltitës të lotusit), popull përrallor që të vjetrit e identifikonin me popullin e Afrikës Verilindore. Ai ishte i çuditshëm, sepse ushqehej vetëm me frutat e lotusit, që kishin shijen e mjaltit. Kujtdo që zbarkonte në tokat e tyre, siç bëri Odiseu me shokët e tij, ata i jepnin nga ky ushqim i panjohur, shija e të cilit ishte aq e pëlqyeshme, saqë vizitorët, nga kënaqësia, e harronin atdheun e tyre dhe nuk donin të iknin nga ai vend që u krijonte një eufori të tillë. Përpara këtij rreziku të paparashikuar, Odiseu i detyroi shokët që të hipnin në anije dhe të merrnin rrugën për në atdhe.

Luani i Nemeut. kafshë e përbindshme, pjellë e Tifonit dhe e Ekidnes. Ai jetonte pranë qytetit të Nemeut (Argolidë) dhe shkretonte të gjitha fshatrat përreth. U mbyt nga Herakliu. Kjo ishte një nga të shtatë trimëritë e këtij heroi.

Shih edhe