Muzeu
Muzeu, biri i Orfeut ose i Eumolpit dhe i hyjneshës Selenë. Muzeu bënte pjesë në brezin e poetëve mitikë të Trakës, që luajtën një rol të rëndësishëm në themelimin e mistereve dhe në krijimin e sektit të orfikëve. Legjenda thotë se Herakliu iu drejtua atij që të pranohej rishtar në misteret eleusine.