Nikta

Nikta (gr. nata), hyjneshë që personifikon errësirën. Sipas Hesiodit, ishte bija e Kaosit, që u bashkua me vëllanë e saj, Erebin, dhe u bë nëna e Eterit dhe e Hemerës. Por ajo lindi dhe hyjni të tjera si Tanatosin (vdekjen), Hipnosin (gjumin), Gënjeshtrën, Pleqërinë, Ëndrrën Hidhërimin etj. Nikta banonte zakonisht në mbretërinë e nëntokës. Por ajo sulej nga perëndimi për t’i dalë përpara ditës, duke mbartur në krahët e saj Gjumin dhe Vdekjen. Për disa të tjerë, banesa e saj ka qenë në Hesperi matanë shtyllave të Herakliut, ne vende ku asnjeri nuk ka guxuar të vejë. Nikta paraqitej e hipur ne një qerre, duke fluturuar me fletë, veshur me rroba te zeza, të mbushura me yje.

Shih edhe