Foli

Foli, centaur, biri i Silenit. Një ditë gjatë rrugës për në Epir, Herakliu erdhi te Foli, i cili i bëri heroit një pritje shumë të mirë dhe i shtroi një drekë me gjellë të shijshme. Por Herakliu i tha Folit që të hapte një shakull me verë, që ruhej për centaurët. Këta të fundit, kur thithën erën dehëse që ishte shpërndarë në fushë. u tmeruan. rrethuan shpellën e Folit dhe sulmuan Herakliun. Shumë prej tyre u vranë, kurse të tjerët u detyruan të iknin. Foli nuk mori Pjesë në luftim, por, duke varrosur shokët e vet, ai u plagos për vdekje me njërën prej shigjetave të helmatisura të Herakliut. Heroi e varrosi Folin me nderim në një mal që mori emrin Foloeu. Lufta e Herakliut

rne centaurët shpesh ka qenë motiv i veprave të artit.

Shih edhe