Ponti
Ponti (Pontus), perëndi e lashtë e detit, personifikim i thellësive detare. Ishte biri i Gjeas (Tokës), i lindur pa babë. U martua me Gjeanë dhe pati pesë fëmijë: Nereun, Taumantin, Forkiun, Ketonë dhe Euribinë. Nëpërmjet këtyre fëmijëve, Ponti u bë stërgjyshi i shumë qenieve detare të mitologjisë greke: Nereidave, Gorgonave, Graieve, Skilës dhe Karibdës. Ai përfaqëson detin primitiv, të egër dhe të panjohur, para se Poseidoni të merrte rolin e perëndisë kryesore të detit. Për të vjetrit emri i tij tregonte veçanërisht Detin e Zi (Pontus Euxinus).
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.