Prokrusti

Prokrusti (Prokusti), hajdut i Athinës, i cili në të vërtetë quhej Damast ose Polipemon. Ai u mbiquajt Prokrust (ai që shtrin, zgjat gjymtyrët) për shkak të torturave që bënte. Ai kapte të gjithë udhëtarët që kalonin në afërsitë e Koridalit dhe i vendoste mbi një shtrat të hekurt. Në qoftë se ata ishin të shkurtër për këtë shtrat, Prokrusti i zgjaste, në qoftë se ishin të gjatë, atëherë atyre u priste këmbët. Në kuptimin e figurshëm shtrati i Prokrustit do të thotë një masë artificiale, të cilën përpiqen t’ua përshtatin fakteve «Do të ishte gabimi më i madh, sikur ne të mundoheshim Fi futnim detyrat e ndërlikuara të

revolucionit... në shtratin e Prokrustit, të një -«teorie» të kuptuar në mënyrë të ngushtë...» (V. I. Lenin, Veprat, vëll, 23, f. 404).

Shih edhe

Përmendet te