Pirami

Pirami, djalosh babilonas, i dëgjuar për dashurinë e tij tragjike me Tisbën. Sipas legjendës që e gjejmë te Ovidi, dashurinë e Piramit me Tisbën e pengonin prindërit. Kur panë se lutjet e tyre të shumta nuk i zbutën ata, të rinjtë u morën vesh që të iknin natën nga Babiloni. Për të mos humbur drejtimin, caktuan vendin e takimit. Tisba arriti të dilte e para nga muri i qytetit. E mbuluar me një vel ajo arriti në vendin e takimit. Këtu ajo pa një luan, që e kishte gojën ende të gjakosur nga kafshët që kishte shqyer. E tmerruar Tisba iku, duke e hedhur velin që e mbulonte. Më vonë doli nga qyteti Pirami, i cili gjeti velin e saj të copëtuar nga dhëmbët e luanit. Duke menduar se e dashura e tij kishte vdekur, vrau veten me shpatën e vet. Tisba rendi pas britmave të tij, por ishte shumë vonë. Duke mos dashur të jetonte pas vdekjes së të dashurit të saj, edhe ajo vrau veten. Sipas një legjende më të vjetër, Tisba shtatzënë me Piramin, para se të martohej me të, krejt e turpëruar, vrau veten. Pas saj vrau vetenedhe i dashuri i saj. Miti mbi Piramin dhe Tisbën është përpunuar nga Ovidi. Rreth subjektit' të këtij miti Shekspiri shkroi komedinë Ëndrra e një nate vere» dhe tragjedinë «Romeo e Xhulieta».