Pluti
Pluti (Plutosi), perëndia e
pasurisë, biri i Jasonit dhe i Demetrës (→ Jasoni Demetra. Sipas mitit që na jep Hesiodi, Jasoni u bashkua me Demetrën, hyjneshën e Tokës, në një arë të lëruar tri herë (një praktikë magjike, e përhapur te popujt primitivë, që kishte për qëllim të shtonte pjellorinë e tokës). Ky mit shpjegon lidhjen e perëndisë me bujqësinë, që është një nga burimet më kryesore të pasurisë. Atë e paraqitnin si një plak të verbër, me një çantë në dorë, për të simbolizuar ndarjen e pabarabartë të pasurisë së tij tek njerëzit, gjë që shkaktonte shumë të këqija nëpër botë. Asklepi ia shëroi sytë Plutit dhe ai filloi të shihte dhe të bënte të pasur vetëm njerëzit e mirë dhe të ndershëm. Sipas legjendave, Pluti vinte me hapa të ngadalshëm për të treguar se pasuria fitohej me zor, por kthehej dhe ikte fluturimthi. Plutin e lidhnin gjithnjë me Irenën (Paqen), duke dashur të tregonin se paqja sillte pasuri.