Partenopa
Partenopa (Partenopea), një nga sirenat që u hodhën në det nga inati, se nuk arritën të magjepsin Odiseun me këngën e tyre. Trupin e Partenopës e përplasën valët në brigjet e Italisë.
Pranë varrit të saj u ngrit një qytet që mori emrin e Partenopës (Partenopesë). Shumë shpejt ai u shkatërrua, por u ndërtua përsëri me emrin Neapolis (qyteti i ri), sot Napoli.