Polifemi
Polifemi, më i madhi dhe më i shëmtuari nga ciklopët, biri i Poseidonit. Ai herë ruan'te kopenë e madhe në brigjet e detit, herë ndiqte në pyll tigrat dhe arinjtë, të cilët i zbuste, herë u zinte pritë udhëtarëve dhe i gëlltiste. Sipas Homerit, ai jetonte në bregun perëndimor të Sicilisë, pranë malit Etna. Polifemi dashuronte nimfën Galate, e cila nga ana e saj dashuronte Akidin. Nga xhelozia Polifemi vrau Akidin, por ai u shndërrua nga perëndia në lumë. Sipas Homerit, kur Odiseu u gjend në Sicili, Polifemi gëlltiti disa nga shokët e tij. Atë gjë do ta kishin pësuar të tërë, sikur Odiseu të mos i kish nxjerrë syrin Ciklopit, kur ai flinte. (→ Odiseu).