Palemoni
Palemoni → Melikerti.
Palinuri. personazh i «Eneidës» së Virgjilit, timonieri i anijes së Eneut. Legjenda tregon se atë e zuri në timon një gjumë i rëndë, gjatë udhëtimit me anije midis Italisë e Sicilisë, dhe ra në det. Pas tri ditësh ai arriti në bregun e Lukanës me not, por u vra nga banorët vendas. Kepi në bregun perëndimor të Lukanës, ku u varros ai, u quajt Kepi i Palinurit.