Peribeja
Peribeja (Periboja) 1. Gruaja e Telamonit, nëna e Ajaksit. 2. Gruaja e dytë e mbretit të Kalidonit, Ojneut, me të cilin lindi Tideun, që ishte babai i Diomedit. 3. Nimfë, gruaja e Ikarit, nëna e Penelopës. 4. Një nga emrat e Meropit, gruas së mbretit të Argosit, Polibit.