Panteoni

Panteoni, tempulli që grekët dhe romaket e vjetër ia kushtonin gjithë perëndive. Më i njohur është ai i Romës. Panteoni i Romës ishte i vendosur në fushën e Marsit. Ai njihet, gjithashtu, me emrin panteoni i Agripës, sepse ishte Vipsan Agripa, dhëndri i Augustit, që e përfundoi në vitin 28 para e. s. dhe ua kushtoi gjithë perëndive. Perandoria romake, që të forcohej, kishte nevojë për një fe të vetme. Nga tempulli i Agripës, nuk është ruajtur pothuajse asgjë, megjithëse në një mbishkrim përmendet emri i ndërtuesit të tij. Panteoni ishte një ndërtesë e rrumbullakët, e mbuluar me një kupolë të madhe gjysmësferike, me një diametër 43.5 m dhe po me këtë laitësi. Kupola në mes kishte një të çarë, nëpërmjet së cilës ndriçohej pjesa e biendshme. Fasada, e cirejtuar nga veriu, përbëhej nga një portik i formuar prej 16 shtyllash monolite të stilit korintik dhe që mbanin nje fronton në formë trikëndëshi. Në mes hapej e vetmja hyrje e tempullit. Brenda panteonit është një mur cilindrik, mbi të cilin mbështetej kupola. Në mesjetë ai u dëmtua pjesërisht, por, pasi u ndreq përsëri, u shndërrua në kishë. Sot ai është mauzole kombëtar.

Shih edhe

Përmendet te