Pontifikët
Pontifikët, kolegjium priftërinjsh në Romë, që thuhet se është themeluar nga Numa Pompili. Ai përbëhej në fillim prej katër anëtarësh, por më vonë arriti deri në nëntë (në vitin 300 para es.) Diktatori Sila e rriti numrin e tyre deri në 15. Këtë detyrë të lartë e zinin në fillim patricët, më vonë në të u futën edhe plebejtë. Kryetari epror i kolegjiumit quhej pontifeks maksimus (pontifiku i madh). Pontifikët kishin si detyrë kryesore të ruanin traditat fetare dhe të ushtronin kontroll mbi kryerjen e riteve fetare. Kolegjiumi merrej edhe me korrigjimin e kalendarit. Kontrollin mbi Pontifikët e ushtronte senati. Pontifikët ishin të lidhur ngushtë me aristokracinë dhe përfaqësonin interesat e saj.