Pietata

Pietata (Pietas), hyjneshë që personifikonte mëshirën. Atë e paraqitnin në përgjithësi me pamjen e një gruaje të mbuluar me vel, duke djegur temjan në altar. Për nder të kësaj hyjneshe, konsulli romak i vitit 67 para es., Acil Glabrioni, ngriti një tempull, ndërtimi i të cilit u lidh me legjendën për një romake të dhembshur që ushqeu të atin që po vdiste nga uria, me qumështin e gjirit të vet. Këtë legjendë Rubensi e përdori si temë për tablonë e tij «Dashuria e romakes për të atin».