Palamedi
Palamedi, hero grek, biri i Nauplit, mbretit të Tebës, dhe i Klimenës. Mori pjesë në luftën e Trojës, ku u dha grekëve këshilla të vlefshme dhe i shëroi ata nga plagët dhe sëmundjet, me anë të bimëve të ndryshme, ndaj ata e donin Palamedin dhe ia dëgjonin këshillat. Por Odiseu, përkundrazi, e urrente, sepse Palamedi i kishte zbuluar dinakërinë kur ai u shtir si i çmendur që të mos merrte pjesë në luftën e Trojës. Që të
hakmerrej, Odiseu e akuzoi Palamedin për tradhti, duke thënë se heroi kishte korrespondencë të fshehtë me trojanët dhe merrte si shkëmbim para. Grekët gjetën në çadrën e Palamedit letra dhe copa monedhash të falsifikuara nga Odiseu. Palamedi u shpall fajtor dhe e vranë me gurë. Mendohet se Palamedi ka shpikur disa shkronja të alfabetit grek, monedhën, numrat, disa lojëra me kocka dhe me zarë etj.