Pasitea
Pasitea 1. Njëra nga të Mirat, e quajtur edhe Agllaia. 2. Një nga Nereidat.
Fastrimi, rit që praktikohej në shumicën e feve dhe që kishte për qëllim të mbante larg shpirtrat e këqinj. Te grekët e romakët takimi me një njeri të sëmurë, me një të vdekur, krimi, disa aksidente natyrore etj forrnonin një ndyrësi. Njeriu që ishte prekur nga këto duhej të bënte pastrimin. Mjetet kryesore të pastrimit ishin uji dhe zjarri. Në zjarr ndiznin squfur dhe barëra aromatike dhe me tymin e tij tymosnin njeriun që do të bënte pastrimin. Por pastrimi bëhej edhe duke flijuar një kafshë. Përveç pastrimit individual kishte edhe pastrim publik. Në Romë një herë në katër vjet bëhej pastrimi i qytetit nga një e keqe. Në këtë rast ceremoninë e pastrimit e drejtonte një zyrtar i lartë, i cili therte një kafshë (një dash, derr ose një demj dhe me gjakun e kafshës së flijuar spërkatte të gjithë njerëzit që ishin mbledhur. Forcë spastruese i vishnin gjithashtu mundimit të trupit (rrahjes me kamxhik, kufizimit të ushqimit me bukë e me ujë). Këtë lloj pastrimi e përvetësoi edhe krishterimi.
Falrokli, biri i mbretit të Lokridës, Menet, burri i Stenelës. Kur ishte i ri, vrau padashur njërin nga shokët e tij të lojës dhe për këtë u detyrua të ikte në Ftijë të Tesalisë. Këtu u prit mirë nga mbreti i mirmidonëve, Peleu, por, meqenës në pallat lidhi miqësi me djalin e mbretit Akilin, të cilin e kishte edhe kushëri, ai nuk u kthye më në vendin e vet. Patrokli e shoqëroi mikun e tij në Trojë dhe gjatë rrethimit të qytetit tregoi trimëri të madhe. Ai e ndoqi Akilin në çadrën e tij, kur ky i fundit u zu me Agamemnonin dhe ashtu si Akili, edhe Patrokli refuzoi të merrte pjesë në luftim, por kur fati i luftës po anonte nga ana e trojanëve, Patrokli pranoi të fillonte luftimin dhe Akili i premtoi bile armët e tij. Ai arriti t’i prapste trojanët, por në luftim e sipër u vra nga Hektori, i cili ia mori armët. Menelau arriti t’ua merrte trojanëve trupin e heroit. Akili filloi përsëri luftën dhe ia mori hakun shokut të vet, duke vrarë Hektorin. Pastaj ai i bëri atij një varrim madhështor, të cilin Homeri e përshkruan me hollësi.