Poluksi

Poluksi, → Dioskurët.

Pomona (lat. frut) hyjneshë romake që mbronte frutat dhe kopshtet. Kulti i saj ishte i përhapur tek romakët dhe etruskët. Ishte një nimfë me bukuri të rrallë, prandaj të gjitha perënditë e arave u dashuruan pas saj. Por ajo nuk donte të dëgjonte për asnjërën, madje i ndaloi ato të hynin në kopshtet e saj, të cilat i rrethonte me mur. Vertumni, perëndia e stinëve, nuk u mërzit nga indiferenca e Pomonës. Ai u shndërrua me radhë në punëtor, në vreshtar, në kositës, në bari dhe më në fund mori trajtën e një gruaje plakë. Në këtë mënyrë ai arriti ta shohë Pomonën dhe të bisedojë me të. Gojëtaria e tij e preku atë, këmbëngulja e tij e bindi dhe ajo u zbut. Atëhere ai mori trajtën e parë dhe Pomona pranoi të martohej me të. Pomonën e paraqitnin ndenjur mbi një kanistër plot me lule e fruta, duke mbajtur në njërën dorë një degë e në tjetrën fruta.

Shih edhe

Përmendet te