Preti

Preti (Proiti), mbret legjendar i Argosit, biri i Abantit, vëllai i Akrisit. I detyruar të ikte pas grindjes me të vëllanë për fronin, ai gjeti strehë te mbreti i Likisë, Jobati, dhe u

martua me vajzën e tij, Antenë (ose Stenobenë). Me këtë të fundit pati një djalë Megapentin; e tri vajza Lisipën, Ifinoin dhe Ifianazën (Pretidat). I ndihmuar nga vjehrri i vet, ai filloi luftën kundër të vëllait. Pas një luftimi të gjatë, vëllezërit arritën një marrëveshje. Akrisi mbeti sundimtar në Argos, kurse Preti mori Tirintin. → Belerofonti.

Shih edhe

Përmendet te