Polidori

Polidori, biri më i vogël i Priamit dhe i Hekubës/ I atf e kishte porositur që të mos përziej me luftëtarët, por ai nuk u bind dhe u vra nga Akili me një të goditur të shigjetës.

Sipas një versioni tjetër, që e gjejmë në «Eneidën» e Virgjilit, në pragun e rrethimit të Trojës Priami e dërgoi Polidorin e vogël me një pjesë të thesarëve të tij te dhëndri i vet Polimestori, mbret i Trakës. Ky i fundit, për të përvetësuar thesaret, theri Polidorin dhe e hodhi në det. Valët e hodhën trupin në brigjet e Trojës, ku e njohu Hekuba. Një tjetër traditë që e japin poetët tragjikë, thotë se Polidori iu besua të motrës Ilionë, gruas së Polimestorit. Mbretëresha e rriti të vëllanë, duke vepruar në atë mënyrë që të besonin se Polidori ishte djali i saj. Polimestori me urdhër të grekëve vrau birin e vet duke menduar se po vriste Polidorin. Atëherë ky i fundit e nxiti të motrën që të hakmerrej për këtë vrasje dhe të masakronte të

shoqin. Miti është përpunuar në «Metamorfozat» e Ovidit.

Shih edhe

Përmendet te