Penteu
Penteu, biri i Ekionit dhe Agavës, bijës së Kadmit, mbret i Tebës. Ai kundërshtoi futjen e kultit të Dionizit në Tebë. E zemëruar perëndia çmendi nënën e tij, Agavën, e cila në krizë e sipër vrau të birin, duke kujtuar se kishte përpara një kafshë të egër.