Pasifaja

Pasifaja (gr. tërë shkëlqim) 1. Mbretëreshë legjendare e Kretës, bija e Heliosit, motra e Circes. Ajo u martua me mbretin e Kretës, Minosin, me të cilin pati shumë fëmijë: Androgeun, Deukalionin, Ariadnën, Fedrën. Sipas legjendës, Afërdita, e zemëruar që Heliosi lëshoi dritën dhe zbuloi dashurinë e saj me Aresin, ngjalli te Pasifaja një dashuri të zjarrtë për demin e bardhë, që Poseidoni e kishte nxjerrë nga deti. Pasifaja arriti të bashkohej me të, duke u fshehur në një lopë të bakërt, ndërtuar nga Dedali dhe u bë nëna e përbindshit Minotaur, gjysmënjeri, gjysmëkafshë. 2. Bija e Atalantit, që nganjëherë identifikohej me Kasandrën.

Shih edhe

Përmendet te